Plot 58 familje në 5 bashki të vendit, konkretisht në: Elbasan, Mirditë, Korçë, Pogradec dhe Has do të përfitojnë bonus për strehimin e tyre. Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga këto bashki, në zbatim të VKM nr. 1093, datë 23.12.2015 ‘’Për miratimin e procedurave kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit’’, i ndryshuar me VKM nr. 466, datë 22.06.2016, “Për një shtesë në vendimin nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”.
Fondi prej 1,142,839 lekësh, financim i buxhetit të shtetit, do t’i shpërndahet 5 bashkive për 58 aplikuesit, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM përkatëse. Vendimi, në pikën 6 të tij, detyron bashkitë të paraqesin pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban kërkesat për bonus strehimi, shoqëruar me kostot financiare të çdo familjeje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.
MZHU u ka dërguar shkresa bashkive në mënyrë të përsëritur si dhe ka organizuar 2 takime, në muajt Maj dhe Qershor, për trajnimin e bashkive që kanë paraqitur kërkesa për bonus strehimi, duke sqaruar çdo paqartësi, në lidhje me hartimin e kërkesës për bonus.
Aktualisht, pranë MZHU deri më tani kanë aplikuar vetëm 5 bashki: bashkia Elbasan, bashkia Mirditë, bashkia Korçë, bashkia Pogradec dhe bashkia Has, të cilat kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues.
- Vlera e bonusit për kategoritë prioritare (të përcaktuara në VKM) është 780,966 lekë dhe përfitojnë 37 persona;
- Vlera e bonusit për gratë kryefamiljare të cilat bëjnë pjesë edhe në kategoritë prioritare është 451,5888 lekë dhe përfitojnë 22 persona;
- Vlera totale e bonusit për përfituesit, jashtë kategorive prioritare është 361,873 lekë dhe përfitojnë 21 persona.
ma.me