Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali qëndrojnë në radhe me orë të tëra në Konsullatën shqiptare në Milano për të pritur që të pajisin fëmijët e tyre me pasaporta biometrike apo leje kalimi për të ardhur në Shqipëri për pushime.
Nga kjo pritje nuk shpëtojnë as fëmijët që duhet të jenë të pranishëm në procesin e aplikimit për marrjen e pasaportës e lejës së kalimit.
Konsullata operon me një sportel, tek i cili kryehen të gjitha veprimet, që nga aplikimi për pasaportë deri tek tërheqja e saj.
Punonjësit e konsullatës thonë se nuk e përballojnë dot situatën dhe kërkojnë shtimin e personelit.
Sipas të dhënave zyrtare, Konsullata Shqiptare në Milano u shërben afro 120 shtetasve shqiptarë gjatë 24 orëve.