Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi në aksin Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Milotit, pas përplasjes së dy automjeteve midis tyre.
Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor.