Policia ka vënë në pranga shtetasin Engjëllush Xhoshi, 54 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u aksidentua një ditë më parë në Gjirokastër, ku humbi jetën bashkëshortja e tij T.Xh, 45 vjeç.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Makina tip “Renault” , me targa AA 029 DM, ku udhëtonte familja Xhoshi dhe një i afërm i tyte, u përplas me murin rrethues të një lokali në aksin rrugor Gjirokastër -Kakavijë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Sofratik”. Për pasojë humbi jetën shtetasja T.Xh, 45 vjeç dhe janë dëmtuar S.Xh dhe K.L.
NJOFTIMI I POLICISE
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në datë 31.07.2016 , nga shërbimet e policisë u arrestua në flagrancë shtetasi Engjëllush Xhoshi , 54 vjeç ,banues në Vlorë , pasi :
Në aksin rrugorë Gjirokastër -Kakavijë , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Sofratik” , duke drejtuar mjetin tip “Reno” , me targa AA 029 DM, është përplasur me murin rrethues te një lokali.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasja T.Xh ,45 vjeçe , banuese në Vlorë dhe janë dëmtuar shtetasja S.Xh dhe K.L, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
BW/d.i.