Sulmuesit francez i Bayern Munich, Franck Ribéry, i eshte terhequr vemendja nga presidenti dhe trajneri i klubit per deklaratat e tija ndaj Pep Guardiola si dhe sjelljet impulsive ne fushen e lojes, shkruanin te dielen mediat gjermane.
Pas ndeshjes miqesore te fituar 4-1 ndaj Inter Milano, presidenti i Bayern ka thene se nuk ka asnje aresye qe ai te shprehet publikisht kunder ish-trajnerit katalan, i cili tashme drejton Manchester City.
“Une mendoj se ai nuk ka asnje aresye qe te flase ne kete menyre per Pep Guardiola. Ne kemi fituar shume me te dhe kemi perfituar shume nga ai”, deklaroi Karl-Heinz Rummenigge per televizionin publik bavarez BR.
Francezi ka deklaruar ditet e fundit gjithashtu se me ardhjen ne krye te ekipit te Carlo Ancelotti, ai ndihet me “lirshem”. Por, ish-trajneri i AC Milan dhe Real Madrid, i ka thene Franck Ribéry se nuk ka asnje te drejte qe te flase ne kete menyre. Ancelotti e ka terhequr Ribéry ne pjesen e pare per t’i kerkuar qe te jete me i qete ne fushen e lojes.