Shqipëria është në listën e zezë të 10 vendeve, pasi ka shumë luftëtarë të ISIS-it, në raport me popullsine.
E përditshmaj franceze ‘Le Monde’, bazuar në një raportë të bërë publik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara shkruan se janë rreth 150 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e zi të shtetit Islamik.
Në këtë raport Shqipëria është më lart dhe në krahasim me vende myslimane si Maroku, Turqia apo Kuvajti.
Situata më e rënduar shfaqet në Kosovë. Shokët e Lavdërim Muhaxherit kanë bërë që Kosova të renditet në vendin e katërt në botë përsa I përket luftëtarëve që janë rreshtuar me ISIs në raport me popullsinë e saj, me rreth 232 luftëtarë.
Por përvec alarmit për numrin e lartë të ekstremistëve në raport me popullsinë, alarmant është edhe shtimi i elementëve radikalë në vend. Në Ballkan, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria janë tre ndër vendet furnizuese me luftëtarë mes 10 vendeve që kanë më shumë shtetas në Siri dhe Irak në raport me popullsinë.