Dy ngjarjet e njëpasnjëshme të ditës së djeshme në dy nga burgjet e vendit kanë sjellë dhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i cili e ka konsideruar situatën si të patolerueshme.
Në një prononcim për median, numri dy i LSI ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për personat përgjegjës.
“Të marrë fund papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria”, shprehet Vasili. “Çdo zyrtar të bëjë detyrën ose të ndëshkohet”./java/a.k