Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi janë përfshirë në një sherr me thika, me dy shtetas grek.
Motivi i sherrit ka qenë një femër. Sipas mediave të shtetit helen, ngjarja ka ndodhur në jashtë një kishe në Achaia, pak pas mesnatës.
E plagosur nga përleshja ka mbetur edhe femra.
Gjithmonë duke iu referuar mediave greke, një shqiptar ishte plagosur në bark, ndërsa tjetri në kraharor.
Pasi janë dërguar në spital dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore ata janë arrestuar nga policia./tvklan.al