Plazhi i Semanit dhe Darëzeza çdo vit përthith shume turiste vendas apo të huaj. Pushuesit zgjedhin të frekuentojnë plazhet e Fierit për shkak të bukurisë, por kryesisht të pastërtisë që ofron.
Sipas specialistes së higjienës, Ilva Myzeqari, organet kompetente kanë marrë masa për t’u ofruar pushuesve cilësi sa më të mirë të ujit dhe rërës, ku sipas analizave higjeno sanitare, këto plazhe rezultojnë me nivel zero bakterial.
Edhe turistët shprehen të kënaqur nga cilësia e plazheve të Fierit, duke theksuar se do të rikthehen serish në këto plazhe pasi janë të kënaqur nga cilësia.
Këto plazhe ndodhen larg zonave urbane duke u shmangur edhe ndotjeve nga derdhjet e ujrave të zeza.
Shqiptarja/d.i.