Erjon Braçe lobon për rikthimin në detyrë të Ilir Kernit, balerinit të njohur që drejtoi për disa vite Teatrin e Operas dhe Baletit, i dorëhequr një ditë më parë.
“Nëse do më dëgjohej fjala për këtë, do i lutesha kujtdo që të rikthente në detyrë Ilir Kernin”, shkruan Facebook kryetari i komisionit të Ekonomisë, ku premton një rritje të buxhetit për institucionin e drejtuar deri më tani nga Kerni.
“Si sot me shfaqje, Operan nuk e kam parë ndonjëherë. Për vete, do bej çmos për buxhetin e ri të saj”, përfundon deputeti socialist.
Një ditë më parë, Ilir Kerni dha dorëheqjen nga drejtimi i Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa mësohet se shkak për largimin e tij është bërë buxheti i ulët për TKOB dhe konfliktet me vartësit e tij dhe me zyrtarë në Ministrisë e Kulturës.