Ekspertët e arredimit kanë zgjedhur që tani ngjyrat e vitit 2017, jo thjesht të përshtatshme për shtëpinë, por edhe që i përshtaten më mirë personalitetit tuaj. Nuk janë thjesht nuanca, ato ndikojnë apo plotësojnë stilin tuaj personal për të dekoruar dhe dizenjuar ambientet e brendshme të shtëpisë.
Janë tre grupe ngjyrash që janë cilësuar si: Të sigurta, të qeta dhe të rehatshme.
Në bazë të këtyre 3 grupeve, frymëzohen dhe përcaktohen dizenjot e ambienteve.
Të sigurtat
Blu e turbullt
Kjo lloj bluje ringjall ndjesinë e oqeanit, nuancat e plazhit të përdorura këtu në mure dhe tavan.
Blu e gjelbër
Nuancat portokalli të karrigeve dhe aksesorëve tek-tuk në këtë ambient kuzhine e ngrënieje ndërfuten dhe krijojnë një kontrast në hapësirën e gjelbër të njomësht. Është një ngjyrë e përsosur për një apartament që dëshironi t’i jepni një pamje dramatike.
E verdha diellore
Po, lyerja e dyshemesë me një të verdhë të ndritshme është tepër e guximshme, por a nuk ndiheni më të lumtura duke parë këtë dhomë?
Të qetat
Gri minerale
Mënyra më e mirë për të dalë nga stili tradicional? Lyejini ambientet me një ngjyrë të pasur si kjo grija e errët. Në rastin e kësaj dhome këtu, konturet e murit zbusin grinë serioze.
Blu e gjelbër e lehtë
Këto dy nuanca kur bashkohen me aksesorët bardhezi, gjallërojnë zyrën minimaliste.
Jeshile toke dhe bezhë e murrët
Kombinimi krijon një vibrim të qetë në këtë shtëpi verimi.
Të rehatshmet
Blu e pluhurosur
Nuanca verore tradicionale, si kjo këtu, ndihet e sofistikuar kur ndërthuret me dyshemenë prej druri të errët dhe aksesorët prej tunxhi.
Rozë pastel
Duket se roza kuarc nuk do të shkojë gjëkundi (për sqarim: 2 tendencat e vitit 2016 janë roza kuarc së bashku me bojëqiellin). Nuanca ultra femërore përforcon dritën natyrale të dhomës.
E verdha e butë
Sado e butë të jetë e verdha, përsëri i jep energji dhomës neutrale me mure gri. Është një nga kombinimet më të përsosura që ekzistojnë në dekorin e shtëpisë.
Class/d.i.