Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç vazhdon ta përsërisë shifrën e shpikur të Beogradit për numrin e serbëve që e kanë braktisur Kosovën, transmeton Koha.net.
Sipas tij, Kosovën gjoja e paskan braktisur 250 mijë serbë.
Ai ka theksuar kështu duke polemizuar me intervistën e kryetarit ë vendit Hashim Thaçi në gazetën “Danas” ,i cili ndër të tjera kishte thënë se Kosova do të ndjekë penalisht në gjykata ndërkombëtare gjenocidin që regjimi i Slobodan Milosheviçit ka bërë kundër shqiptarëve në Kosovë.
“Nëse ndokush ka bërë gjenocid, atëherë ata janë UÇK dhe ish-komandantët e komandantët e saj të sotëm”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç, njofton B92, transmeton Koha.net.
“Këtë nuk mund ta dëshmojnë serbët e vrarë, por këtë e dëshmojnë afër 250 mijë serbë që për t’i shpëtuar shfarosjes, kanë qenë të detyruar ta braktisin Kosovën”, ka thënë ai.
Sigurisht në këtë shifër të shpikur Gjuriç ka përfshirë edhe policë e ushtarë, administratorë dhe ndihmës të tjerë të regjimit të Serbisë që u larguan nga Kosova duke lënë pas krime gjenocidi ndaj shqiptarëve dhe vjedhje të ekonomisë së tyre. (b.an)