Asnjë politikan që ka qenë pjese e forumit drejtues të partive në 10 vitet e fundit nuk do të ketë mundësi të drejtorë në 6 intitucione të drejtësisë, sipas parashikimeve të ndyrshimeve kushtetuese që u miratuan në 22 korrik në Kuvend. Masat e forta që synojnë shmangien e drejtësisë nga politika, përcaktojjnë se asnjë kandidat jo gjytar që ka mbajtur prozicion drejtues në një parti politike 10 vitet e fundit para kandidimit nuk do mund të konkruojë për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetutës, të Lartë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, asaj të Prokurorisë dhe drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme.
Reforma në drejtësi do të mbajë larg institucioneve të pavaruar të gjithë politikanët që kanë qenë pjesë e forumeve drejtuese të partive 10 vitet e fundit para kandidimit.
Kriteret e forta që synojnë të rrisin besimit tek drejtësia dhe moskapjen nga politika, do ti mbajnë larg përfaqësuesit e partive nga një seri institucionesh të reja, dhe aktuale, të sistemit të drejtësisë.
Kriteri përjashtues është parashikuar në Kushtetutë, për kandidatët që duan të jenë anëtar të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, si edhe institucioneve që do të bëjnë vlerësimin e gjytarëve e prokurorëve, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorirë, si edhe kandidatët që synojnë pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Në parashikimet e përzgjedhjes së ketyre anëtarëve kushtetuta përcakton se:
“Kandidati jo gjyqtar nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike, gjatë 10 vjetëve të fundit para kandidimit. Kritere të tjera dhe procedura e përzgjedhjes së gjyqtarit parashikohen me ligj”.
Nëse do të behej një paralelizëm, një funksionar politik, e ka ndalimin njësoj si një i dënuar për krim mbi dy vjet me ligjin e dekriminalizimit.
Këto kritere përjashtuese kanë sjellë jo pak debate dhe kundërhsi në radhët e politikës, që në fund e dhanë votën e tyre pro Kushtetutës së Re, edhe pse nuk dihet sa prej tyre e kanë lexuar këtë parashikim në draftin që do të votonin me karton./Ora News/a.m.