Ushtria ruse njoftoi sot krijimin e një korridori të katërt humanitar rreth qytetit sirian të rrethuar të Alepos, përveç tre korridoreve ekzistues që kanë mundësuar largimin e 169 civilëve dhe dorëzimin e 69 luftëtarëve.
“Katër korridorë të tjerë humanitarë janë krijuar aktualisht pranë pikave dalëse të krijuara nga popullsia civile e lagjeve të kontrolluara nga luftëtarët”, njofton gjneral-lejtnant Serguei Çvarkov, në një komunikatë.
Të enjten, ushtria ruse njoftoi fillimin e një operacioni humanitar të shkallës së gjerë bashkë me forcat qeveritare që kanë rrethuar Alepon, qyteti i dytë më i madh në vend dhe një nga pikat kryesore të luftës./a.m.