Trafiku u bllokua në një pikë alpine kufitare austriake, ndërkohë që qindra pushues kërkonin të kalonin në një tunel, përpara se ai të bllokohej për arsye sigurie me rastin e një vizite të presidentit rus, Vladimir Putin në Slloveninë fqinje, për një ceremoni lidhur me Luftën e Parë Botërore.
Autoritetet austriake bëjnë fjalë për një autokolonë makinash të bllokuara, të paktën shtatë kilometra të gjatë, përballë tunelit Karawanks, që lidh përmes alpeve Austrinë me Slloveninë.
Shumë evropianoperëndimorë e përdorin këtë tunel për të shkuar më pas në Slloveni, Itali dhe Austri.
Tuneli është i mbyllur sot nga ora 09:00 deri në orën 16:00 GMT për shkak të vizitës së Putinit.