Dy piktura, vepra nga Salvador Dali dhe Tamara de Lempicka, të vjedhura në vitin 2009 nga një muze në Holandë, janë gjetur më në fund, ka thënë detektivi që i ka gjetur veprat, Artur Brend.
Bend në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ka zbuluar punët “Adoleshenca” e piktorit spanjoll surrealist Salvador Dali të bërë në 1941 dhe “Muzikanti” i artistes polake Tamara de Lempicka në vitin 1929, si edhe ka dhënë edhe imazhet e fotos. Imazhet janë vjedhur në mes të ditës më 1 maj 2009 nga Muzeu i artit realist në Sheringham Spanbruk në veri të Holandës, citohet BETA.
Disa njerëz të maskuar hynë në ndërtesën e muzeut dhe kanë kërcënuar me armë të punësuarit dhe vizitorët, dhe pastaj kanë hequr imazhet nga muri, i kanë vënë në makinë dhe u larguan, tha policia në atë kohë.
Pikturat ishin në duart e bandave kriminale, të cilat i kanë përdorur imazhet dhe nëpërmjet një ndërmjetësi kanë kontaktuar me detektivë Brenda, përgatiti lajmin Dutch Telegraf. (b.an)