Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha kombëtare vazhdon të fitojë pikë ndaj euros dhe dollarit, ndërsa këtë fund javë Leku po triumfon edhe në këmbim me valutat e tjera.
Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka Qendrore, euro këmbehet 136.29 lekë ose -0.18 lekë më pak. Ndërsa dollari ka humbur -1.16 lekë duke u këmbyer me 122.85 lekë.
Ekspertët shpjegojnë se zhvleresimi i thelluar i valutave kryesore kundrejt lekut reflekton tendencën sezonale. Shtimi i numrit të emigrantëve dhe turistëve ditët e fundit, sipas të dhënave nga pikat kufitare, po shënon rritje të shpejtë ne hyrjet e territorit shqiptar, qoftë nga pikat tokësore apo edhe përmes detit e ajrit.
Ndersa tregu valutor vendas reflekton ecurinë ne bursat ndërkombëtare.
Dollari Amerikan | USD | 122.85 | -1.16 | |
EURO | EUR | 136.29 | -0.18 | |
Poundi Britanik | GBP | 161.70 | -0.64 | |
Franga Zviceriane | CHF | 124.90 | +0.03 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 117.35 | -0.24 | |
Dollari Australian | AUD | 92.47 | -0.25 | |
Dollari Kanadez | CAD | 93.38 | -0.66 | |
Korona Suedeze | SEK | 14.30 | -0.01 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 14.42 | -0.03 | |
Korona Daneze | DKK | 18.32 | -0.02 | |
SDR | SDR | 170.16 | -1.83 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 164654.63 | +960.19 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2497.54 | +69.42 |