Hillary Clinton pranoi sot nominimin e demokratëve për kandidate për Shtëpinë e Bardhë duke deklaruar se kundërshtari i saj republikan, Donald Trump po kërkonte ta veçonte Amerikën nga bota dhe amerikanët nga njëri-tjetri.
“Trump po kërkon të kemi frikë nga e ardhmja dhe nga njëri-tjetri”, theksoi ish-sekretarja e Shtetit.
”Ne duhet të përballemi me sfidat, ashtu si kemi vepruar gjithmonë dhe këtë do ta bëjmë pa ndërtuar mure apo pa ndaluar besimet fetare”, shtoi ajo.
”Ushtria amerikane është një thesar kombëtar dhe jo një fatkeqësi siç ka thënë Donald Trump. Një president duhet të respektojë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për t’i shërbyer atdheut tonë”, deklaroi Clinton.
Kandidatja demokrate kritikoi rivaline saj duke e konsideruar si dikë që ”humbet gjakftohtësinë me provokimin më të vogël”.
”Imagjinoni atë (Trump – shën. i përkth.) në Zyrën Ovale duke u përballur me një krizë reale. Një njeriu që ju mund ta joshni me një tweet nuk mund t’i besoni armët bërthamore”, deklaroi Clinton.