Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal dhe Indi kanë vrarë më shumë se 90 njerëz në ditët e fundit, ndërsa dy milionë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Që nga dita e hënë, 73 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës”, tha zv.ministri i brendshëm Jhanka Nath Dhakal për AFP.
Numri i viktimave është rritur pasi të marten janë gjetur edhe 15 trupa tjera.
Ai ka theksuar se ekipet e shpëtimit janë duke punuar vazhdimisht në zonat e prekura.
Situata është përkeqësuar për nepalezët të cilët jetojnë në tenda, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga tërmeti në vitin 2015, ku humbën jetën afro 9 mijë njerëz. (b.an)