Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha nga lufta e Maqedonisë ka folur për situatën aktuale në Maqedoni, duke thënë se në këtë shtet po ndodhë gjithçka, por jo drejtësi apo demokraci.
“Pushtetin e kanë një strukturë e kriminalizuar dhe shqiptarët kurrë s’kanë qenë më të poshtëruar se me këtë pushtet të përbërë nga VMRO-BDI”, ka thënë ai.
Shaqiri ka lëshuar akuza ndaj Ali Ahmetit, duke thënë se ai i ka tradhtuar, sepse po të ishte i aftë, do të bënte luftë në Kërçovë, por lufta është bërë në Kumanovë.
Komandant Hoxha në vazhdim ka folur për takimin e tij me të ikurin nga grupi i Kumanoves, Sulejman Osmani.
“Sulejman Osmanin e kam pyet se a janë dorëzuar të gjithë dhe e kam incizuar, por Ali Ahmeti më kundërshton, për arsye se do ta fsheh krimin, për shkak se është pjesëmarrës në qeveri”, ka thëne ai.
Ai ka vazhduar duke thënë se, Ali Ahmeti ka qenë ne dijeni për aksionin në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
Duke folur për shkrimet e mediave për torturat e të burgosurve në Maqedoni, ai thotë se torturat janë edhe më të mëdha sesa që trajtohen nëpër media.
Ai thotë se asnjë ministër nga Kosova ose Shqipëria nuk folur kundër maltretimeve qe i bëhen të burgosurve në Maqedoni.
Shaqiri thotë se situata politike në Maqedoni është aq e rëndë, sa nuk ka qenë e tillë as në kohën e Titos.
“Derisa shqiptarët dalin ne protestë kundër grusht-shtetit në Turqi, ata nuk janë të interesuar të organizohen për të drejtat e tyre”, ka thane Shaqiri, referon Express. (b.an)