Partizanit do të startojë sot përgatitjet për ndeshjen e kthimit që do të luajë në Austri ndaj Salzburgut.
Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sormani do të ketë një mungesë të rëndësishme në mbrojtje siç është ajo e Reinaldo Kalarit, i cili u ndëshkua me kartonë të kuq në sfidën e parë, por edhe disa prej lojtarëve janë me probleme dëmtimesh.
Ndërkohë nga kundërshtarët e të kuqve vjen një lajm jo i mirë. Sulmuesi Soriano, që realizoi 11-metërshin në sfidën e parë, ka kryer vizitat mjekësore dhe ka rezultuar se nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe do të jetë në fushë në takimin e së mërkurës.