Rusia, aleate e presidentit sirian Bashar al Asad, njoftoi sot krijimin e korridoreve humanitare për t’i mundësuar civilëve dhe luftëtarëve të dalin nga sektorët rebele të qytetit të Alepos, të rrethuar dhe bombarduar pa pushim nga regjimi.
Iniciativa ruse, nëse konkretizohet, mund t’i hapër rrugën pushtimit të plotë nga regjimi të qytetit të dytë më të madh të Sirisë dhe t’i japë kështu një goditje fatale rebelimit që lufton prej pesë vitesh për të rrëzuar Asadin.
Nën bombardimet me fuçi me eksplozivë dhe sulmeve ajrore intensive që kanë bërë qindra të vdekur dhe shkatërruar lagjet rebele në lindje të Alepos, trupat e Asadit përpiqen prej muajsh të ripushtojnë këtë sektor të banuar nga rreth 250 000 persona që e kanë rrethuar krejtësisht që prej 17 korrikut.