Lady Gaga, Lenny Kravitz dhe DJ Jazzy Jeff morën pjesë në koncertin për delegatët demokratike dhe të ftuar të tjerë në Konventën e Partisë Demokratike, ku Hillary Clinton zyrtarisht u bë kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Koncerti u zhvillua në Camden, në shtetin e New Jersey, që vetëm lumi Delaëare, e ndan me Filadelfia, në shtetin fqinj të Pensilvanisë, ku demokratët mbajtën po ashtu konvente.
Pop ylli Lady Gaga që nga fillimi i fushatës e ka mbështetur Hillary Clinton në garën presidenciale.
Media nuk është lejuar për të ndjekur ngjarjen në sallën e koncerteve “BB & T”, sponsorizuar nga George Norcross, një nga demokratët më me ndikim në Camden.
Dhe në Filadelfia në shfaqjet e konventës të Partisë Demokratike morrën pjesë muzikantët e famshëm, duke përfshirë edhe reperin Snoop Dog, citohet BETA. (b.an)