Zv/kryeministri Niko Peleshi u shpreh sot se qeveria ka miratuar një sërë vendimesh për projekte me vlerë 250 milionë euro dhe impakti në punësim është me 2800 të punësuar në sektorë si hidroenergjetikë, energjitë e rinovueshme, turizëm.
Peleshi tha se, vendime të tjera që janë marrë janë për rikthim në identitet të institucioneve të kulturës, të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Bibliotekës Kombëtare.
Peleshi shtoi se ka dhe disa plane të zhvillimit rajonal. “Për pak javë do të miratojmë në Këshillin Kombëtar të Territorit planet e përgjithshme vendore për bashkitë”.
Gjithashtu shtoi Peleshi edhe Agjencitë që kanë lidhje me çelejen apo regjistrimine bizneseve të reja kthehen në sportele unike. “Po kontribuojmë në krijimin e një klime të favorshme biznesi”, tha Peleshi.
Duke folur per rritjen e investimeve, Peleshi tha se, “Reforma në drejtësi, do të na japë mundësinë jo vetëm të pastrojmë këtë sistem nga korrupsioni, të kemi një trupë zyrtarësh të ndershëm, por na jep mundësinë të kemi një klimë shumë të favorshme për investimet, pasi do të rritet siguria juridike”./a.m.