Dy gra muslimane në Madhya Pradesh në Indi u rrahën nga besimtarë Hindu, me dyshimin se po shihnin mish lope në stacionin e trenit.
Për anëtarët e besimit Hindu lopa është kafshë e shenjtë dhe mishi i saj nuk mund të hahet. Pas dyshimit se dy gratë muslimane kishin 30 kg mish lope, të cilin donin ta shisnin, besimtarët njoftuan policinë, megjithatë nuk u mjaftuan me kaq, duke i rrahur gratë.
Por, një veteriner konfirmoi më pas se bëhej fjalë për mish bualli dhe jo lope. Kjo nuk ishte aspak lehtësuese për dy gratë muslimane para policisë, pasi importi pa leje i mishit të buallit është i ndaluar. Për këtë arsye, ato u morën në polici, me akuzën e kontrabandimit dhe shitjes së mishit.
TheIndianExpress/d.i.