Agro-bizneset e vogla e të mesme, nën kujdesin e institucioneve të specializuara, po zhvillojmë trajnime për të aplikuar dhe përfituar nga fondet e BE-së për sektorin agro.
Në trajnimin që u zhvillua të enjten në Tiranë, të organizuar në kuadër të programit “Mbështje për sektorin privat agro” me nismën e CAI (Common Agrobussines Initiative), pjesëmarrësit fermerë dhe agro-përpunues nga rrethe të ndryshme të vendit u njohën me modelet për ngritjen e kapaciteteve për përfitimin nga fondet dhe skemat financiare të BE-së.
Elida Motro, eksperte financiare trajnuese, u shpreh se, worshopi u ofrua falas për të gjithë pjesëmarrësit dhe përfshiu diskutime konceptuale mbi këto skema financiare dhe mënyrat e aplikimit si edhe shembuj praktikë të tyre. Seria e trajnimeve që pritet të vijojnë deri në fund të muajit korrik do t’i orientojë pjesëmarrësit se si ti kuptojnë këto skema, si të analizojnë dhe krijojnë planet e biznesit dhe si të mund të realizojnë konkretisht aplikimin me qëllim arritjen e objektivave.
Fondet IPARD të BE-së, subvencionet kombëtare për bujqësinë, do të jenë komponente shume të rëndësishem ku do të mbeshtet zhvillimi i bujqësisë në Shqipëri. Ne fillim te vitit që vjen pritet që fillojë Granti IPARD, financim ky i Bashkimit Europian që shkon deri në shumën e rreth 72 milionë eurove.
Në mënyrë që të përfitohet sa me shumë nga këto skema mbështetëse gjatë vitit 2017, është shumë e nevojshme përgatitja e fermereve dhe agro-bizneseve me informacion të plotë rreth skemave mbështetëse në fushën e agro-biznesit./a.m.