Policia: Rreth orës 04:15, në fshatin Mifol ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Mifol pranë tregut të fshatit, ku dy shtetas duke udhëtuar me automjetin tip “Ford” me targë AA601FC, janë përplasur aksidentalisht me një pemë “pishë” dhe për pasojë shtetasja Refije Shtrumi, 33 vjeçe, banuese në Berat (Punonjëse Policie Berat) ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa shtetasi E.Ç., 31 vjeç, banues në Berat, ka marrë dëmtime në trup dhe ndodhet në Spitalin Rajonal.
Policia po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për përcaktimin e shkaqeve të tij./a.m.