John Hinckley Jr., njeriu që më 1981 plagosi presidentin e atëhershëm të SHBA, Ronald Reagan, aktualisht i shtruar në një spital psikiatrik, do të lirohet dhe do të jetojë me nënën e tij.
Gjykatësi Paul Friedman ka thënë se 61-vjeçari Hinckley, i cili në procesin gjyqësor në vitin 1982 për atentatin ndaj Reagan ishte shpallur i pafajshëm për shkak të gjendjes së tij mendore, nuk paraqet më rrezik për veten apo të tjerët.
Friedman ka thënë se ai mund të lirohet nga spitali qeveritar në Uashington nga 5 gushti.
Krahas presidentit Reagan, ai plagosi edhe sekretarin presidencial për median, James Brady, një polic dhe një agjent të shërbimit sekret.
Hinkcley e kreu atentatin pasi ishte i fiksuar me aktoren Jodie Foster, pasi pa filmin “Taxi Driver”.