Një grup qytetarësh, të panjohur, nga Presheva të mërkurën janë mbledhur në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë për të përkrahur Republikën e Turqisë me rastin e tentativës së puçit për ta rrëzuar kryetarin Recep Tayip Erdogan.
“Vetëm populli e përcakton fundin” dhe “Lugina të mbështet” janë mesazhet që do të i përcillen në këtë miting të quajtur i “solidaritetit” do të filloj ditën e mërkurë me datë 27 korrik në ora 17:30.
Me këtë rast do të paraqiten dy banera dhe janë prodhuar fanella me fotografinë e Erdoganit, citohet “Presheva.com”. (b.an)