John Hinckley Jr, njeriu i cili tentoi ta vrasë presidentin amerikan, Ronald Reagan, do të lirohet nga spitali psikiatrik muajin e ardhshëm pas rreth 35 viteve. Reagan dhe tre persona të tjerë u lënduan nga të shtënat me armë jashtë një hoteli në Uashington në mars të vitit 1981, shkruan BBC, përcjell Express.
Hinckley nuk u shpall fajtor për arsye se ishte i çmendur, por u dërgua për trajtim në një spital të Uashingtonit. Ai veçse është duke i kaluar 17 ditë në shtëpinë e nënës së vet çdo muaj, në Virgjinia, nën kushte të rrepta.
ma.me