Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një letër dërguar Komisionit të Venecias, ka shprehur falënderimin e tij për kontributin e tyre. Manjani pohoi se kontributi i ekspertëve ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa falënderoj dhe zotin Gianni Buqucchio.
“Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falënderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquicchio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm! Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi. Për dy raportet e ndërmjetme dhe raportin final, faleminderit Komisionit të Venecias! Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 Korrik!”, citohet në mesazhin e ministrit.
Ndër të tjera ai theksoi se në vitin 2008 u ndryshua ekuilibri i pushteteve. “Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak! Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar. Në asnjë rast e për asnjë çështje të tillë nuk e pyetëm më parë Komisionin e Venecias! Marrëveshjet PS-PD i quajtëm më të rëndësishme…! Por, votimi i 21-22 Korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!”, përfundon njoftimi.