Një 48-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë në fyt punëdhënësin e tij italian pas një sherri për pagesën për një punë të bërë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Giavena dhe autori i krimit është shqiptari Enver Kasa, i cili është arrestuar menjëherë nga policia italiane
Sipas mediave italiane, 48-vjeçari shqiptar ankohej se punëdhënësi i tij e kishte paguar 12 mijë euro më pak për një punë të kryer, ndryshe nga shuma me të cilën kishin rënë dakord në fillim.
Shqiptari mësohet se kishte rikonstruktuar një shtëpi, por pas përfundimit të punës ai nuk kishte marrë shumën e parave që kishin rënë dakord me punëdhënësin dhe pas një sherri e ka qëlluar atë me thikë.
Fatmirësisht goditja nuk ka rezultuar fatale për 32-vjeçarin nga Italia, i cili ndodhet në spital, jashtë rrëzikut për jetën.
shqiptarja.com/d.i.