Presidenti francez, François Hollande pret sot në “Elysee” përfaqësuesit e kulteve, për një mbledhje të programuar një ditë pas vrasjes me thikë të një prifti në kishën e tij në Saint-Etienne-du-Rouvray.
Ky takim që filloi sot në mëngjes mbledh përfaqësuesit e kishës katolike, ortodokse, protestante, si dhe përfaqësues të islamit, judaismit dhe të budismit në Francë.
Më pakë se dy javë pas masakrës së Nicës (84 të vdekur), xhihdistët e grupit Shteti Islamik (ISIS) goditën sërish Francën në Saint-Etienne-du-Rouvray, ku vrasja me thikë e një prifti në kishën e tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën e luftimit të atentateve.