Khloe Kardashian ka deklaruar se ajo urren faktin që ka marrë pjesë në fushatën e vitit 2009 të Donald Trump. Ajo gjatë intervistës në emisionin e prezantueses Chelsea Handler ka treguar që tash ndihet e ofenduar pse ka marrë pjesë në atë fushatë.
‘Isha e stresuar, dëshiroja të largohesha nga aty dhe t’i thoja shko në dreq të mallkuar, nuk dua të marrë pjesë më këtu’ u shpreh Khloe Kardashian.
Khloe ka folur edhe për atë se nëse nëna e saj do të kandidonte një ditë për presidente të Amerikës, ajo u shpreh që edhe pse e do nënën e saj shumë nuk ia merr mendja që ato janë të gatshme për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Së fundi, Khloe Kardashian është shfaqur në formë të mirë fizike pas aktiviteteve në palestër dhe dietave të shumta.