Kur bie puna për gjatësi, burrat nga Holanda dhe gratë nga Lituania janë nacionalitetet më të gjatë në botë, sipas një studimi të ri, transmeton koha.net. Burrat Holandez janë 183cm të gjatë, ndërsa gratë nga Lituania janë 170cm.
Hulumtimi i ri i publikuar në eLife, ka ndjekur tendencat e rritjes në 187 vende të botës, që nga viti 1914. Në hulumtim kanë gjetur se burrat Iranian dhe gratë koreano jugore kanë pasur ndryshimin më të madh, duke rritur lartësinë e tyre prej më shumë se 16cm dhe 20cm, transmeton koha.net.
Listat për lartësi tani dominohen kryesisht nga vendet evropiane, por të dhënat e reja tregojnë një tendencë në masë të madhe të rritjes në perëndim. Njeriu më i vogël në botë është gjetur në Timorin lindor, me një gjatësi prej 160 cm.
Gratë më të vogla janë në Guatemala, që është një status që ky shtet e mbanë që nga viti 1914. (b.an)