Rrëzimet aksidentale mund të kthehen në tragjike apo edhe në situata humori ndonjëherë. Në raste të tjera mund të shërbejne edhe për të pare mënyrën si reagojnë ata që ndodhen aty pranë.
Për fatin e mirë, Milva Ekonomit, Ministres se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nuk i ka ndodhur asgjë që do të përbënte rrezik serioz për shëndetin. Sipas disa burimeve të opinion.al Ministrja Ekonomi ka pasur vetem dhimbje të kaviljes dhe tani është shëndosh e mirë.
Skena e rrezimit që ndodhet në videon e mëposhtme është regjistruar në orët e vona pas miratimit të reformës në drejtësi. Sikurse duket koleget e saj kanë nxituar ta ndihmojnë ndryshe nga sa ka ndodhur me kolegun deputet Erjon Brace i cili duket se nuk ka asnjë lloj reagimi në ndihmë të ministres.
opinion.al/d.i.