Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturs bëri sot publike transparencën për Rrugën e Kombit, ndërsa theksoi se tarifa që do të paguhet për të është 4.16 euro pa TVSH, ose 3.63 euro.
Në një dalje publike para mediave, zëdhënësi Arbër Hitaj informoi publikun se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave zgjodhi kompaninë më kapital financiar më të madh.
“Tarifa për rrugën e Kombit është 4.16 euro pa TVSH, 3.63 euro cent për rrugën Milot-Morinë. Dëshirojmë t’i themi opozitës se tarifa e rrugës ishte 8 euro. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vendosur të shpallë fitues atë shoqëri VENDECA si më poshtë; sillte si kapital financiar”, tha Hitaj.