Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për fshatin tashmë do të vijë një fazë e re zhvillimi, pasi do t’i jepet më shumë mbështetje sektorit bujqësor. Gjatë firmosje së marrëveshjes me BERZH për agrobiznesin, Rama theksoi se më këtë projekt do t’i jepet mundësi më shumë atyre që do duan të investojnë në fshat.
“Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër, sa të shtyjmë reformat e vonuara dhe të certifikuara nga familja europiane që duhet ti bashkohemi. Duhet të gjejmë rrugën për partnerët e besueshëm siç është BERSH që Europa të jetë solidare në raport me përpjekjet tona. Është një program që sjell bashkë qeverinë, BERSH dhe disa banka komericale të nivelit të dytë, të cilat falë BERZH dhe qeverisë do jenë dorëlëshuar me njerëzit që do duan të investojnë në fshat. Ky program do të jetë një vlerë e shytuar në rrugën që ne kemi hapur për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës, në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë. Një rrugë kjo tani që ka gjithë potencialin për tu shtrirë më tutje, duke përfshirë gjithë këtë rrjet financiar në planet e njerëzve që duan të investojnë në bujqësi”, tha Rama.