Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht Kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh të hënën gjatë një interviste televizive se opozita po përpiqet të fabrikojë incidente aty ku nuk ka.
“Shoh një angazhim mjaft të qetë në përgjithësi në këto zgjedhje, përveç disa zonave të caktuara, ku dominojnë interesa të caktuara, ku ka përpjekje për të fabrikuar incidente”, tha Meta.
Sipas tij, këto interesa janë të opozitës. “Opozita e ka kuptuar humbjen në këto zgjedhje dhe kërkon të justifikojë rezultatin e zgjedhjeve, duke cënuar standardin e zgjedhjeve”, theksoi Meta.
Sipas kreut të LSI-së, “opozita asnjëherë nuk është shprehur se kërkon standardin e zgjedhjeve. Më saktë z. Basha sepse opozita ka disa qëndrime, por z.Basha ka deklaruar se do të bëjë referendum, do heqim qeverinë pas këtyre zgjedhejve etj. Pra në këtë paqartësi opozita përpiqet të fabrikojë incidente”.
“Në këtë paqartësi që opozita është , ajo përpiqet të sajojë gjëra të paqena si ishte rasti më i freskët që kandidati të PD në Pogradec i paskan çuar një sms kërcënues, dhe unë sapo e mora vesh bëra një deklaratë duke kërkuar që të hetohet kjo gjë dhe Basha shkon në Pogradec dhe thotë që këto gjëra i bën LSI, kur e di shumë mirë se Kandidati ka kaluar me PD para dy muajsh se ka qenë socialdemokrat. Përpara se të vinte aty ka ardhur edhe tek mua me të gjitha mënyrat, por ne kishim Diana Milen. E përmenda këtë rast për të thënë se fitorja jonë në Pogradec është mbi 80% ndersa i kam kërkaur Tahirit që të hetojë”, tha Meta.
Meta përmendi edhe rastin e kandidatit të Vaut të Dejës. “Marrim një rast tjetër, vëllai i kandidatit të PD në Vaun e Dejës zotit Zef Hila kishte pasur një konflikt me policinë dhe gjoja kjo ishte e nxitur nga mazhoranca, ndërkohë që për këtë rast edhe pse Prokuroria nuk i verifikoi këto pretendime u morën masa. Këto janë gjëra të vogla që nuk kanë lidhje me klimën politike dhe elektorale”, tha Meta.
Duke folur për fenomenin e shitblerjes së votës, Meta u shpreh se, “Rasti i Vorës e tregoi më së miri kur qytetarët denoncuan kreun aktual të bashkisë që i kishte dhënë zarfa për votat. Kjo është një çështje në hetim dhe më vjen keq që deputetë të PD u përpoqën të bllokojnë veprimin e policisë në administrimin e provave për këtë rast. Pra për të administruar kamerat e Agro Blendit ku pretendohej nga qytetarët, përmes kryeplakut, tek kryetari i bashkisë që u kishte dhënë zarfa”.
Meta u shpreh se ka një tendencë të PD që vjen për dy faktorë. “E para sepse ata e ndjejnë që nuk janë në një gjendje të mirë elektorale. Kanë hequr dorë nga gara me PS. Nuk ka një garë mes PD dhe PS, ata e kanë pranuar PS si forcë e madhe dhe tani i vetmi shqetësim është të mbajnë vendin e dytë, por dhe këtu kanë shqetësimin e rritjes së LSI. Ndaj edhe përqëndrimi i fushatës së tyre me karakter negative është ndaj LSI”, tha Meta.
Meta shprehu bindjen se, “PD ka hequr dorë nga gara me PS, e kupton se PS ështrë force e parë dhe e vetmja garë është të mbajë vendin e dytë dhe këtë po e bën duke u përpjekur që të dëmtojë LSI dhe duke u përpjekur të cënojë standardin e zgjedhjeve”.
Ndërsa LSI, theksoi Meta nuk ka garë me PD. “Ne kemi vetëm shqetësimin që të shkojnë mbarë zgjedhjet, të fitojmë sa më shumë bashki. Ne nuk kemi vetëm 15 kandidatë, por kemi 61”.
Lidhur me shpfjet e opozitës, Meta u shpreh se, “ne kemi pasur disa shpifje të PD në këtë drejtim. Kemi pasur akuza sikur po bliheshin vota në Shkodër. Kemi pasur edhe një foto të një personi gjoja në një zyrë të LSI, pa emër pa adresë botuar tek RD. Ne ca kemi bërë për këtë dhe që na dallon nga PD? E kemi marrë gazetën Rilindja Demorkatike dhe kemi bërë padi në gjykatë me qëllim që kjo që të hetohet. Nese ky person i përket LSI atëherë ky person të dënohet. Por në rast se jo, dhe nëse kemi të bëjmë me një sajesë PD duhet të mbajë përgjegjësinë e saj sepse ne mendojmë që eksizton rreziku i shitblerjes se votës dhe vetëm ditët e fundit kemi rastet e fundit në Vorë, kemi edhe me miell edhe me zarfa. Është kandidati i Vorës që është i PD, por mund të ishte çdo kandidat. Po flasim për fenomenin, ne jemi për t’u ballafaqur me rrugë ligjore jo me llafe dhe shpifje. Ky është një dëm për procesin dhe nuk është një mesazh i mirë për vendin. Ka pasur raste kur na është thënë nga PD në Kuvend pse nuk e mbështsni shqetësimin tonë për të dënuar këtë fenomen. Ne ju përgjigjëm shqetësimit të PD sidmomos i shprehur nga deputeti Bumçi dhe bëmë një spot që e kanë të gjithë shqiptarët”.
Kreu i LSI theksoi se, “i ftojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo parti, qoftë të PD, LSI po kushdo qoftë. PD ka një standard tjetër. Kërkon të shpifë. Është fakt i rëndë që këta kanë çuar 600 veta në Vorë. Këta jetojnë në Tiranë, janë votues të djathtë ndërkohë që duhe të votonin për Kosovën i kanë çuar në Vorë. Këto janë standardet e tyre. Ne jemi për tjetër gjë. Nuk po themi që njëra palë është e kulluar dhe tjetra është sterë. Nuk duhet të veprojmë me dy standard”.
Meta u shpreh se Vora është e rëndësishme për LSI, “sepse kandidati i propozuar në Vorë është propozuar nga LSI dhe sepse bashkia e Vorës do të bëhët një model për shërbimet dhe punësimin në nivel kombëtar. Nuk do të ketë asnjë njeri pa punë në Vorë. Mos presin njëhërë në 4 vjet njerëzit për të marrë nj zarf. Cdo njeri duhet të ketë punën e vet. Vora është një vend që ka një askes të jashtëzakonshëm për të realizuar investime vendase dhe të huaja. Këto investime që kanë qene peng edhe nga mënyra si është qeverisur bashkia e Vorës. mënyra e re do jetë trasnparente dhe e vetmja gjë që do ti kërkhët inestitorëve të punësojnë në radhë të parë nga komuniteti aty, pastaj nga zonat përreth. Kjo është e gjitha. Kurse PD i ka hequr votuesit e Kosovës dhe ja ka çuar Fiqos”.
Meta u shpreh se Prokuroia duhet të vazhdojë hetimin për rastin e Vorës. “Prokuroria të hetojë, mos dorëzohet para presionit dhe kam edhe një thirrje për policinë. Sepse sulmet që bëhen për policinë sespe sulmet që bëhën ndaj policisë nuk bëhen sepse policia po ndërhyn. Nuk është policia që ka çuar qytetarët te Fiqiriu për të marrë zarfat, është kryeplaku i fshatit”, tha Meta.
Meta u shpreh gjtihashtu se në këto zgjedhje kandidatët e ASHE do të marrin më shumë vota, pasi tha ai, “Koalicioni ynë është një shkrirje e të dy forcave”.
“Opozita prej 1 viti thotë, nuk hyj në zgjedhje”, shtoi Meta, duke theksuar se, “s’do ketë asnjë problem pas zgjedhjeve. Fushata është e qetë, duhet të heqim dorë nga akuzat. Qytetarët të denoncojnë blerjen e votive. Procesi nuk është dëmtuar nga akuzat”.
Duke folur për zgjedhjet ën Shkodër Meta theksoi se, “Në shkodër, qytetarët duhet të votojnë shërbimet. Dua t’i përkushtohem zhvillimit në Shkodër. Zgjedhja e Keti Bazhdarit, mundësi për Shkodrën. Angazhimi im me Shkodrën është i hershëm”.
Lidhur me reformën administrative-territoriale, Meta tha se, “Rama i kërkoi takim Bashës për territorialen. Reforma territorial është e domosdoshme”.
Ndërsa lidhur me dy kandidatët e PD për Tiranën dhe Duirrësin, Halim Kosova dhe Grida Duma Meta nënvizoi se ata thanë se do të bashkëpunojnë me qeverinë nëse fitojnë. “Kosova e Duma treguan qytetari”, tha Meta.
Meta u shpreh se, “LSI ka mbajtur premtimet e saj. LSI është forcë politike e bazuar në program. Slogani ynë është i gjetur, flet për pushtetin vendor. Bashkitë nuk merren duke sharë”.
Lidhur me financimet e fushatës Meta tha se, “gjithçka bëhet transparente sipas ligjit. Financimi bëhet nga partia e kandidatët”, por tha ai, “fushata është bërë me kosto të papërfillshme. Financimi i fushatës është modest”.
Meta u shpreh se këto do të jenë zgjedhjet më të qeta që ka pasur vendi. Gjithashtu, Kreu i LSI u shpreh se respekton vendimet e KQZ-së. “Kemi qëndrimet tona për KQZ-në. KQZ nuk është shumicë, opozitë për ne. PD e ndryshoi KQZ në mënyrë arbitrare’.
Sipas kreut të LSI, Meta “Koalicioni PS-LSI do të ketë rritje në këto zgjedhje. ASHE do të ketë më shumë vota sepse kemi shumë parti në koalicion’.