Ushtrimet e rregullta reduktojnë ndjeshëm rrezikun nga depresioni, sëmundje e cila në të gjithë botën prek rreth 350 milionë njerëz.
Ushtrimet tri herë në javë zvogëlojnë shanset e shfaqjes së depresionit me rreth 16 për qind, sipas studiuesve, ndërsa ndonjë ushtrim shtesë gjatë javës rezulton në ulje të mëtejshme të rrezikut ndaj kësaj sëmundjeje për gjashtë për qind, transmeton “Zeri.info”.
Depresioni është një nga format më të zakonshme të sëmundjes mendore, kurse Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron atë si shkakun kryesor të paaftësisë në botë.
Trajtimi i depresionit zakonisht përfshin ilaçet, psikoterapi ose një kombinim të tyre.
Megjithatë, gjendja e shumë pacientëve nuk është duke u përmirësuar dhe të cilët vuajnë nga rishfaqja e tij.
Sa i përket sasisë së ushtrimeve që duhet bërë, mjafton mes 30 minuta dhe 1 orë në ditë dhe duhet të përfshijë të gjitha llojet e ushtrimeve. (b.an)