Manchester City e ka seriozisht transferimin e Toni Kroos. Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e dëshiron në skuadrën e tij mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.
Ishte vet Guardiola që e la atë të largohej nga Bayern Munich, ndërsa tashmë e dëshiron atë në City.
Marca shkruan se, për shërbimet e gjermanit City është gati që të ofrojë 60 milionë euro, shifër kjo e pamjaftueshme, sepse Reali nuk dëshiron ta shes atë, citohet ”Express”. (b.an)