Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka realizuar gol në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Zvicër me skuadrën e tij Zurich.
“Heroi”i kuqezinjve, që shënoi golin e fitores ndaj Rumanisë në Euro 2016, shënoi golin e parë sezonal në minutën e 82-të në fitoren 2 me 0 ndaj Winterthurit.
Sadiku po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave, por Zurichu ka bllokuar negociatat me klubet e tjera pasi ia ka rritur çmimin futbollistit, citohet Expres. (b.an)