Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, ku u aksidentua një nënë e re me dy fëmijë. Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur viktima, por vetëm dëmtime të lehta tek të aksidentuarit. Drejtuesi i mjetit u largua në drejtim të paditur ndërkohë policia raporton se ka nisur hetimet për ngjarjen.
“Më datë 23.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi shtetasja V.Sh, vjeç 27, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 22.07.2016, rreth orës 19:30, te nje lokal, në rrugën ‘’Endri Keko’’, një mjet i paidentifikuar, e ka goditur së bashku me dy fëmijët e mitur. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 I Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.