Chelsea dhe Napoli janë duke u interesuar për sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez, të cilin dëshirojnë ta kthejnë në Evropë.
Por, Tevez ka thënë se është i lumtur dhe nuk dëshiron të largohet. “Kam nënshkruar kontratë tre vjeçare me Bocan dhe ëndrra ime është që të pensionohem këtu.
Është e vërtetë që më duan Chelsea dhe Napoli, por unë dua të qëndroj këtu”, ka thënë Tevez gjatë një konference për media, citohet “Expres”. (b.an)