Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Përmetit ndërsa një shtetas ka mbetur i vdekur. Mësohet se Elidjan Pashaj, 28 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga Kujtim Bedollari me banim në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Topojan, ndërkohë që vrasja ka ndodhur me armë gjahu. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit 65-vjeçar.
Informacionet zyrtare flasin për një krim që ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por detaje të mëtejshme pritet të zbardhen në vijim nga grupi hetimor.