I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura do të takohet të martën në Gjenevë me përfaqësues të lartë rusë dhe amerikanë ndërkohë që bisedimet për paqe kanë arritur një pikë të vdekur, sipas burimesh pranë kësaj dosie.
Mbledhja do të zhvillohet nesër në Gjenevë”, konfirmoi zëdhënësja e De Mistura, Jessy Chahine.
De Mistura do të bisedojë me të dërguarin amerikan për Sirinë, Michael Ratney dhe me zëvendësministrin rus të Punëve të Jashtme, Guennadi Gatilov.
Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka parashikuar në të njëjtën kohë një takim me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov në Laos, në kuadër të mbledhjes së vendeve të Azisë juglindore./a.m.