Fillimisht i krijuar për personat që kanë probleme me pagjumësi, shumë shpejt është zbuluar se modafinili i përmirëson aftësitë njohëse. Tani kjo pilulë është e preferuara mes studentëve që e përdorin për t’u përgatitur për provimet, e që raportojnë se arrijnë rezultate të mahnitshme.
Por, modafinili nuk është “ilaçi i parë i mençur” në të cilin kemi hasur. Mundësitë janë të mëdha që keni parë reklama në TV apo internet të pilulave të mençura që thuhet se i përmirësojnë aftësitë njohëse, mirëpo që nuk mbështeten nga studimet shkencore, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga ato, modafinili duket të jetë me të vërtetë ilaç që ju bën më të zgjuar, sipas disa raportimeve që i kanë dokumentar efektet e këtij ilaçi.
Analiza përfundimtare është kryer nga një ekip në Universitetin e Oksfordit dhe shkollës mjekësore të Harvardit.
Studime të shumta kanë treguar se modafinili nxitë përmirësime në zonat si planifikimi, marrja e vendimeve, fleksibiliteti, aftësia e të mësuarit, kujtesa dhe kreativiteti.
Më e rëndësishmja është se 70 për qind e raportimeve kanë raportuar për pak ose aspak efekte anësore të këtij ilaçi. Sidoqoftë, disa studime kanë treguar që disa persona kanë pasur probleme me pagjumësi, dhimbje të kokës, dhimbje të stomakut apo marramendje.
Hulumtuesit kanë besim se modafinili do të jetë i pari ilaç i konfirmuar që i përmirëson aftësitë njohëse. Megjithatë, këto zbulime bëjnë të ngrihen shumë pyetje, si p.sh., se çfarë efekte afatshkurtra ka ky ilaç, a është në rregull të merret ky ilaç si pasojë e mungesës së aftësive njohëse etj.
Modafinili veçse është i famshëm në Britani të Madhe mes studentëve universitarë të cilët nuk kanë mundur të presin për një “deklarim zyrtar” rreth këtij ilaçi. Një anketimi nga gazeta studentore The Tab ka zbuluar se një nga katër studentë konsumojë modafinil. Gjithashtu një e pesta e studentëve në Imperial, Sheffield, Nottingham dhe Manchester kanë pranuar se e kanë përdorur këtë ilaç. /Telegrafi/