Kamikazi i cili hodhi veten në erë duke plagosur 12 të tjerë në Ansbach të Gjermanisë, quhet Mohamed Deleel. Ai kishte realizuar sulmin pasi kishte mësuar që do ta zhvendosnin në Bullgari.
Atij i ishin dërguar dy njoftime për zhvendosje, i fundit më 13 korrik, por që nuk mund ta kthente atë në Siri për shkak të luftës që po zhvillohet atje. Më pas, ai ishte njoftuar që do ta zhvendosin në Bullgari.
Mohamed Deleel, ishte i njohur për policinë për përdorim të drogës dhe kishte kaluar kohë në klinikën psikiatrike për shkak të dy tentim vetëvrasjeve në të kaluarën. Fqinjët e tij e kanë përshkruar atë si një “kërkues vëmendjeje”.
Ky incident do t’i rrisë pakënaqësitë e popullit gjerman ndaj kancelares Angela Merkel, për politikën e zhvilluar që ua ka hapur derën më shumë se një milionë emigrantëve prej vitit të kaluar deri më tani, shumica nga Afganistani, Siria dhe Iraku. Ky është sulmi i tretë i dhunshëm në Bavaria, brenda një jave./a.m.