Princi Harry thotë se i vjen keq që s’ka biseduar më parë për vdekjen e nënës së tij Princeshës Diana dhe pasojat e vdekjes së saj tek ai.
Harry i tha BBC se ai nuk ka dashur të flasë për vdekjen e Princeshës Diana deri tani, duke shtuar se heshtja nuk është shenjë e dobësisë.
“Mua me të vërtetë më vjen keq që nuk kam biseduar për këtë,” tha prince.
Sipas tij, çdokush, pavarësisht nëse është apo ajo anëtar i familjes mbretërore, qoftë edhe shoferi i thjeshte i furgonit, mund të preket nga probleme mendore.
“Çdokush mund të vuajë”, tha Harry.
Princi i Britanisë ishte 12 vjeç kur nëna e tij vdiq në vitin 1997 në një aksident me makinë në Paris.
Hari foli për nënën e tij në një aktivitet bamirësie të organizuar për të sëmurët mendorë, e cila u ndoq nga shumë atletë anglezë. Veprimtaria u ndoq edhe nga futbollisti i famshëm anglez Rio Ferdinand, gruaja e të cilit vdiq nga kanceri, citohet Beta. (b.an)