Një shtetas 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Fier pasi dyshohet për trafikimin e qenieve njerëzore. Arrestimi i Almir Cahani banues në Paskuqan,Tiranu bë pasi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, në vendin e quajtur “24 Orëshi”, është kapur duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “BMW X5”, me targë AA 665 KA, në drejtimin Tepelenë-Levan, në të cilin u konstatuan 9 shtetas sirianë, nga të cilët 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë. Shtetasit sirianë ju dorëzuan shërbimeve të DVKM Vlorë për veprime të mëtejshme.